Site icon Telegrafi

Stoltenberg: Tani në radhë është kompletimi i procedurave kombëtare për marrëveshjen e emrit

Pas votimit për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg nëpërmjet rrjetit social “Tvitter” ka shkruar se tani në rend janë procedurat kombëtare për marrëveshjen e emrit.

“Unë e mirëpres votimin në Kuvendin e Shkupit, mbi propozimin e ndryshimeve kushtetuese. Tani, qeveria dhe udhëheqësit politikë duhet të kompletojnë procedurat kombëtare për zgjidhjen e emrit dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për ta sjellë vendin në NATO”, shkruan Stoltenberg në “Twitter”./Telegrafi/

Exit mobile version