Telegrafi

Stoltenberg sot për vizitë zyrtare në Shkup

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot vjen për vizitë dy ditore në Maqedoninë e Veriut.

Stoltenberg së bashku me Këshillin i NATO-s pritet sot pasdite të arrijë në “Aeroportin ndërkombëtar Shkup”. I pari pritet të aterojë aeroplani i Soltenberg, ku do të jenë edhe gjashtë persona nga kabineti i tij, dhe një aeroplan tjetër kur do të jenë 29 përfaqësues të vendeve anëtare të NATO-, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në aerodrom është paraparë që të ketë pritje solemne, me çka do të drejtohen për kah Kuvendit.

Stoltenberg dhe përfaqësuesit e Këshillit veriatlantik do gjatë ditës së nesërme do të priten në Qeveri./Telegrafi/