Site icon Telegrafi

Stoltenberg: Shkupit i mbetet të sjell vendime, pastaj do të nënshkruhet protokolli për anëtarësim

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka theksuar se Aleanca është e gatshme ta nënshkruajë protokollin për anëtarësim me Maqedoninë, pasi të zbatohet Marrëveshja e Prespës.

Para fillimit të takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, Stoltenberg tha se tani është radha që autoritetet e Maqedonisë ta bëjnë punën e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kuvendit dhe autoriteteve në Shkup ju mbetet të sjellin vendime, nuk mund të garantoj në emër të Shkupit. Ajo që kemi parë është se në votimin e parë kur duheshin dy të tretat kaloi, ndërsa nëse do të ketë dy të tretat edhe në fazën tjetër unë nuk mund të spekulojë. Ajo që mund të them është se pasi të zbatohet marrëveshja për emrin ne jemi të gatshëm ta nënshkruajmë protokollin për anëtarësim”, tha Stoltenberg duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Ndryshe, NATO mblidhet të martën dhe të mërkurën në nivel ministrash për të diskutuar për rreziqet e sigurisë. Në këtë takim do të merr pjesë edhe Nikolla Dimitrov./Telegrafi/

Exit mobile version