Site icon Telegrafi

Stoltenberg: Samiti do ta afrojë edhe më shumë anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Vilnius do ta sjellë Ukrainën më afër anëtarësimit në aleancë.

Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, i cili do të jetë nikoqir i samitit të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.

“Për 500 ditë, Moska ka sjellë vdekje dhe shkatërrim në zemër të Evropës”, tha ai para gazetarëve në një konferencë shtypi në Bruksel, raporton skynews.

Lexo po ashtu Ukraina dëshiron të sheh hapa konkrete për anëtarësimin në NATO

“Samiti ynë do të dërgojë një mesazh të qartë: NATO qëndron e bashkuar dhe agresioni rus nuk do të kalojë”, shtoi norvegjezi.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar garanci konkrete të sigurisë para samitit në Lituani dhe një pamje më të qartë se si dhe kur Ukraina do të anëtarësohet në NATO.

Ndryshe, Stoltenberg tha se do të takohet me liderët suedezë dhe turq të hënën, përpara fillimit të samitit të Vilniusit.

Ndryshe, Hungaria dhe Turqia ka bllokuar anëtarësimin e Suedisë në NATO. /Telegrafi/

 

Exit mobile version