Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për “Euronews” pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO tha se “Rusia është përpjekur te vendet e Ballkanit që pretendojnë nëse duhet të bashkohen në aleancën mbrojtëse”.
“Rusia po përpiqet të përzihet, Rusia po përpiqet të ndërhyjë në proceset politike të kombeve sovrane”, thotë Stoltenberg duke shtuar se është se kjo është një gjë e gabuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, NATO respekton vendimet e kombeve të pavarura nëse duan të bashkohen në NATO apo jo.
“Në Shkup, pamë se shumica në Kuvend, shumica e partive politike dëshironin të bashkohen në NATO, ne e mirëpresim këtë”, tha mes tjerash Stoltenberg.
Ai gjithashtu ceku se NATO respekton Serbinë për shkak se janë deklaruar se janë kundër anëtarësimit në NATO dhe se edhe Rusia duhet të respektojë vendimet e marra nga kombet tjera sovrane.
Stoltenberg foli edhe për tërheqjen e Washingtonit dhe Moskës nga Traktati i Forcave Bërthamore.
“S’duam garë të re dhe do të bëjmë gjithçka që ta bindim Rusinë që të kthehet te pakti”, tha Stoltenberg./Telegrafi/
Stoltenberg thotë se ka një periudhë gjashtë mujore deri sa të përfundojë procesi i tërheqjes dhe gjatë kësaj periudhe Rusia mund të kthehet përsëri./Telegrafi/