Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nuk komentoi deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev, për gjuhën maqedonasve dhe maqedonasit në Greqi. Stoltenberg nuk dëshironte të hynte në detajet rreth deklaratës së zv. ministrit të jashtëm të Greqisë, Georgios Katrougalos, se ata kanë diskutuar rreth deklaratave Zaev dhe ata as që janë problem për marrëveshjen e Prespës dhe anëtarësimin në NATO.
“Ne patëm një takim të mirë me zv. ministrin grek dhe nesër do të kemi një takim ku do të diskutojmë për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe marrëveshjen për emrin”, tha Stoltenberg.
Ai përsëriti të njëjtat mesazhe të NATO-s se Maqedonia do të pranohet si anëtari i 30-të e Aleancës sapo të kompletohet marrëveshja e Prespës.
“Shpresoj se do të zbatohet plotësisht, pasi të ndodhë kjo, ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë protokollin e pranimit dhe të marrim IRJM-në si një anëtare e 30-të”, tha Stoltenberg.
Ai tha se do të “përmbahem” nga detajet dhe sugjeroi që të gjithë anëtarët e NATO-s ta pranojnë Maqedoninë me emrin e ri, Maqedonia Veriore, pasi të zbatohet marrëveshja./Telegrafi/