Sekretari gjeneral i NATO-s pas takimeve në Shkup do të shkojë në Athinë ku do të realizoj takime pune me kryeministrin grek, Akexis Tsipras, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njofton korrespondentja e AIM-së, vizitën në Greqi të Jens Stoltenberg njoftohet nga konferencë shtypi i NATO-s, por edhe nga zyra e kryeministrit grek.
Sipas njoftimit të NATO-s, sekretari gjeneral sot dhe nesër do të jetë në Greqi, ndërsa në mbrëmje do të takohet me Tsipras.
Nga zyra e kryeministrit grek thonë se Tsipras nesër do të ketë takim edhe me ministri francez për punë të jashtme, Zhan-Iv le Drian i cili është në takim pune në Athinë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s sot, Jens Stoltenberg i cili po qëndron në Maqedoni, sot në ora 11:30 do të vizitojë Stajkovcin. /Telegrafi/