Site icon Telegrafi

Stoltenberg: Ne përkrahim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para vizitës së paralajmëruar në Kroaci dhe Serbi, ka folur rreth mundësisë për korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ndikimit që do të kishte kjo në misionin e KFOR-it.

Ai në një intervistë për Veçernji list tha se është shumë herët për të spekuluar lidhur me këtë çështje, transmeton Ksp.

“Mesazhi ynë është se ne mbështesim normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, mbështesim dialogun. Ne jemi të pranishëm në Kosovë, me KFOR-in dhe kemi një zyrë në Beograd. Unë nuk mendoj se do të ishte ndonjë ndihmë për këtë proces nëse do të komentoja skenarë të ndryshëm hipotetikë”, u shpreh kreu i organizatës më të fuqishme ushtarake në botë.

Exit mobile version