“Ministrat për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s në takimin e radhës do ta përshëndetin përparimin e Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit në Aleancë dhe do të shprehin mbështetje për Ukrainën”.
Këtë sot e deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, para fillimit të takimit të sotëm të ministrave për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ukraina nuk është pjesë e NATO-s, por anëtaret e Paktit do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje politike dhe ndihmë për modernizimin e armatës ukraineze”, tha Stoltenberg.
Para filimit të takimit të sotëm, Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë që t’i lirojë anijet e Ukrainës, të cilat i mban nga 25 nëntori në afërsi të Krimesë./Telegrafi/