Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, sot në konferencë për shtyp nga Brukseli, tha se kanë pasur takim të rëndësishëm në të cilin ka pasur edhe mosmarrëveshje, por siç shtoi, kanë marrë disa vendime.
Stoltenberg njoftoi se mes shefave të vendeve anëtare të NATO-s është arritur pajtueshmëri që Maqedonia të ftohet për anëtarësim në NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Sapo përfunduam takimin, kishim mosmarrëveshje, por më e rëndësishmja kemi vendime, që do ta bëjnë aleancën më të fortë. NATO është e mirë edhe për Evropën edhe për Amerikën. Sfidat më të mëdha që kemi janë luftërat dhe jostabiliteti. Lajmi i mirë është se ne po bëjmë progres. Dyert e NATO-s janë dhe do të jenë të hapura dhe sot ramë dakord që të ftojmë Maqedoninë që të fillojmë bisedimet për anëtarësim, pas marrëveshjes historike që u arrit mes Shkupit dhe Athinës”, tha mes tjerash Stoltenberg.
Ai gjithashtu tha se do të fillojnë operacion të ri në Irak, me të cilin do të udhëheq Kanada, ndërsa tregoi edhe për shumë vendime tjera që janë marrë në samitin e sotëm të NATO-s, sidomos në luftën ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar./Telegrafi/