Site icon Telegrafi

Stoltenberg: Kemi mësuar leksionin në Afganistan, Bosnjë dhe Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Aleanca Veri-Atlantike ka mësuar leksionin nga operacionet në Afganistan, por edhe në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë, se në faza më të gjata duhet luftuar më mirë kundër terrorizmit.

Gjithashtu, sipas tij, kjo përvojë ka mësuar edhe se duhet punuar në stabilitetin e pajisjes së forcave lokale dhe ndërtimin e institucioneve lokale të sigurisë se sa me vendosjen e numrit të madh të ushtarëve të Aleancës.

NATO ka luftuar kundër kryengritësve në Afganistan dhe po stërvit oficerët irakianë, në mënyrë që forcat lokale të mund t’iu kundërvihen ekstremistëve. /kp/

Exit mobile version