Site icon Telegrafi

Stoltenberg: Ju presim në NATO (Video)

Tani është koha që të dëgjohet zëri juaj. Kjo është një mundësi që jepet njëherë në jetë. Dera e NATO-s është e hapur. Por, vetëm qytetarët e vendit tuaj mund të vendosin për të kaluar. Prandaj, ardhmëria juaj është në duart tuaja. Ju presim në NATO”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sërish treguat guxim, thotë Stoltenberg në video, për ta kaluar rrugën tuaj personale drejt pavarësisë, paqes dhe sigurisë. Marrëveshja historike për çështjen e emrit hap mundësinë për anëtarësimin në bashkësinë ndërkombëtare, duke përfshirë anëtarësimin në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Anëtarësimi në NATO do t’u japë mundësi juve fëmijëve tuaj siguri që vjen kur jeni pjesë e aleancës më të suksesshme në botë dhe do t’i japë vendit tuaj votë të barabartë në diskutimet tuaja dhe deklarim të barabartë në vendimet tuaja”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg./Telegrafi/

Exit mobile version