Telegrafi

Stoltenberg: Janë mbledhur nënshkrime të mjaftueshme për qeverinë e re

NATO Secretary General Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, sot porositi liderët politik dhe presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov që t’i përmbahen Marrëveshjes së Përzhinës. Ai gjithashtu bën thirrje për përmbajtje dhe vendime në interes të qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në deklaratën e tij Stoltenberg thotë se pas tentimit të parë të pasuksesshëm për krijimin e qeverisë, tani ka nënshkrime të mjaftueshme për mandat të ri.

“Zgjedhjet në dhjetor nga ana e vëzhguesve ndërkombëtar u definuan si thelbësore për zgjidhjen e krizës. Zgjedhjet u vlerësuan si mirë të organizuara dhe pa incidente të mëdha. Pres që autoritetet në Shkup ta përmbushin hapin e radhës në procesin demokratik dhe u bëj thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga deklaratat dhe të marrin vendime për të mirën e të gjithë qytetarëve”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Stoltenberg thekson se Aleanca veriatlantike mbetet e përkushtuar në anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në pajtim me vendimin e marrë në samitin e Bukureshtit si dhe deklaratat e bëra në samitet e tjera të Aleancës”, ka deklaruar Stoltenberg./Telegrafi/