Site icon Telegrafi

Stoltenberg: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të thotë siguri edhe për rajonin

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg së shpejti duhet të vijë në Maqedoni dhe para vizitës ka folur për AIM duke thënë se anëtarësimi në NATO është i duhur për vendin dhe rajonin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Maqedoni Stoltenberg do të flet për edhe për zgjidhjet e Maqedonisë nëse ndonjëri nga shtetet nuk e ratifikon procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe gjithashtu do të tregojë për rëndësinë e hapave për ushtrinë dhe institucionet e sigurisë në vend.

Stoltenberg në intervistë ka thënë se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të thotë edhe lehtësim për rajonin dhe për marrëveshjen eventuale mes Serbisë dhe Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version