Site icon Telegrafi

Stoltenberg: Anëtarësim në NATO, nëse marrëveshja për emrin kalon në referendum

epa05845785 NATO Secretary General Jens Stoltenberg presents NATO's annual report for 2016 during a press conference at alliance headquarters in Brussels, Belgium, 13 March 2017. EPA/STEPHANIE LECOCQ

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka precizuar kushtet që Maqedonia të merr ftesë nga NATO.

Siç njofton AIM, Stoltenberg ka thënë se nëse referendumi për marrëveshjen me Greqinë nuk ka sukses, nuk e sheh të arsyeshme që vendi të jetë pjesë e aleancës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pres që shefat e shteteve dhe qeveritë të merren vesh për nisjen e bisedimeve, më pas mund ta ftojmë IRJM të jetë anëtare e plotë e NATO-s. Unë jam optimist se do të bëhet finalizimi i plotë i marrëveshjes, që do të thotë ratifikim, referendum dhe votim pozitiv”, ka thënë Stoltenberg.

Ai ka shtuar se nëse marrëveshja për emrin nuk kalon në referendum, vështirë që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s.

“Nëse IRJM e zbaton marrëveshjen dhe e finalizon me mendim pozitiv në votim, atëherë NATO do ta ftojë të jenë anëtare e plotë. Kjo është marrëveshje historike dhe ftojmë qytetarët që ta mbështesin atë. Nëse nuk mbështetet marrëveshje, nuk e shoh si mund të ftohet vendi për anëtarësim”, ka thënë Stoltenberg./Telegrafi/

Exit mobile version