Për këtë verë, zgjedhjet e stilistëve për stoli variojnë nga stili sportiv, e deri tek ai më elegant.
Dolce & Gabbana i kushton vëmendje formave rrethore dhe të plota, me vathë në formë të rrumbullakët, me dekorime të shumta dhe varëse në formën e monedhave, për tu kombinuar me veshjet e thjeshta, jo të rënduara.
Kee Emma – Marni luan me format dhe kompozimet. Varëset që propozon janë të përbëra nga objekte të vogla të prodhuar në përmasa tredimensionale, të cilët shndërrohen në dekor për aksesorë të shumtë.
Më sportiv ngelet Fay, i cili sugjeron byzylykë shumëngjyrësh dhe ora teknologjike të lidhura me modën e viteve ’90.
Nëse do të jeni më klasikë, Munnu sugjeron byzylykun në ar 18 karatësh, por ju mund të përdorni edhe vathët gjithmonë shumëngjyrësh të Ippolita.
Unaza me gurë e krijuar nga Marie Hélène De Taillac, shkon së tepërmi me aksesorët e Olivia Collings.