Telegrafi

Stoli i Real Madridit – Asnjë trajner nuk e përmbush kontratën e tij deri në fund

Je i suksesshëm apo jo, fiton apo humbet, nuk ka rëndësi te Reali Madridi, pasi asnjë trajner nuk e ka mbyllur në tërësi kontratën në Santiago Bernabeu.

Santiago Solari shpreson ta sfidojë këtë statistikë dhe pasi me 13 nëntor ai nënshkroi një kontratë deri në vitin 2021, por a do të shkojë deri në fund të saj, që tani ka filluar pasiguria.

Një goditje me Eibarin, menjëherë nxiti bisedat rreth zëvendësimit të tij tashmë, ku në shumë gojë u pëshpërit emri i Mauricio Pochettino të Tottenhamit.

Florentino Perez u kthye në Madrid me trajner Manuel Pellegrini që e mori duke paguar katër milionë euro në Villarreal për ta liruar atë nga kontrata e tij.

Por edhe pasi fitoi LaLigan në sezonin e tij të dytë dhe kishte kontratë deri në 2013, ajo përfundoi në vitin 201o.

Jose Mourinho ishte përgjigja. Ai arriti në Madrid pasi fitoi Ligën e Kampionëve me Interin.

U kontraktua deri në vitin 2016, por portugezi u larguan në vitin 2013.

Carlo Ancelotti erdhi dhe fitoi një trofe të Ligës së Kampionëve, por kontrata e tij që ishte deri në vitin 2016, u mbyll në vitin 2015, pasi humbi nga Juventusi në gjysmëfinalet ndërsa Barcelona fitoni Championsin.

Pastaj erdhi Rafa Benitez i cili kishte një kontratë deri në 2018, por zgjati vetëm disa muaj para se të hiqej nga roli i tij në janar 2016.

Zinedine Zidane erdhi si legjendë në stol, pasi kishte treguar shumë në fushë.

Ai fitoi tri Liga të Kampionëve dhe kishte kontratë deri në vitin 2020, por u largua.

Me 31 maj 2018 e la pozitën e tij të lirë.

Florentino Perez dhe Zinedine Zidane (Getty Images)

Tërmeti i shkaktuar nga largimi i tij, bëri që klubi të vendos shpejt për Julen Lopeteguin.

Lopetegui nënshkroi deri në vitin 2021, por u largua pas pesë muajsh.

Tani është Santiago Solari, por qëndrimi i tij mund të mos zgjatë shumë, pasi kështu e ka Real Madridi.

Në dy herë sa Florentino ishte president i Real Madridit, ka ndërruar 13 trajnerë vijnë me vetëm Vicente del Bosque që ka qenë dy herë në stol. /Telegrafi/