Dy skuadrat angleze kanë publikuar tashmë formacionet titullare, ku Xherdan Shaqiri gjendet titullar te Stoke City.
Stoke City e pret në “Britannia Stadium” Liverpoolin në ndeshjen e vlefshme për javën e 31 të Ligës Premier.
Djelmoshat e trajneri Mark Hughes nuk po kalojnë formë të mirë, duke humbur në tri ndeshjet e fundit dhe në ndeshje ndaj Liverpoolit presin rikthimin te rezultatet pozitive.
Ndërsa, në anën tjetër, mysafirët e Liverpoolit, përveç fitores do të ishin të kënaqur edhe me një barazim, pasi do të qëndronin në pozitën e tretë. /Telegrafi/
Stoke City: Grant; Johnson, Shawcross, Martins Indi, Pieters; Shaqiri, Allen, Cameron, Arnautovic; Walters, Berahino.
Liverpool: Mignolet, Clyne, Lovren, Klavan, Matip, Milner, Can, Wijnaldum, Alexander-Arnold, Woodburn, Origi