“Shumica e barnave të Onkologjisë kanë mbërritur, mungon edhe një ilaç furnizimi i të cilit është në vijim, por ka problem me distributorin. Edhe një ilaç, me siguri deri në fund të kësaj jave. Shpresoj se të dy barnat do të arrijnë deri në fund të kësaj jave, për njërin varet nga distributori. Çdo gjë tjetër është në dispozicion në klinikë”.
Këtë sot pasdite e theksoi drejtori i Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup, Igor Stojkovski, në një deklaratë për AIM.
“Pacientët të qëndrojnë të qetë, duke i marrë parasysh përpjekjet që i bëjmë në klinikë për rritjen e buxhetit dhe sigurimin e terapisë, shpresojmë se nuk do të ketë probleme me mungesën në të ardhmen. Mesazhin që e dërgova sot është se duhet të punojmë së bashku me shoqatat e pacientëve, për përmirësimin e qasjes te të gjitha modalitetet e terapive dhe theks të veçantë të vendosim në parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit”, theksoi ai në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit dhe Luftës kundër Kancerit.
Drejtori tha se numri i pacientëve të rinj në parim po rritet. Ai nënvizoi se parandalimi, nënkupton ushqim të shëndetshëm dhe aktivitete fizike si dhe zbulim të hershëm.
Stojkovski shfaqi shpresë se kompetentët sa më shpejtë do të sigurojnë edhe punësime të reja. Sepse vetëm në dy vitet e fundit, ka pasur më pak se 20 të punësuar, për shkak të shkuarjes në pension dhe pushimeve të negociuara.