Nuk është shkelur autonomia e universitetit, sepse policia ka hyrë në kampus në pajtim me nenin 14 të Ligjit për arsim të lartë, ka deklaruar sot rektori i UKM, Velimir Stojkovski për Nova për sa i përket aksionit të mbrëmshëm policor, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Për vepra të tilla nuk ka nevojë të kërkohet leje prej askujt. Nuk mund të shkelet autonomia nëse është hyrë në pajtim me ligjin”, thotë Stojkovski.
Përndryshe policia dhe organet tjera shtetërore të sigurisë nuk mund të hyjnë pa lejen e rektorit në këtë hapësirë „përpos për parandalimin e veprës penale, për mbajtje të kryerësit të tij, si dhe në raste të fatkeqësive natyrore ose fatkeqësive tjera elementar.
Mbrëmë kanë komentuar shumë profesorë të cilët shprehën mendim se është bërë shkelje e autonomisë./Telegrafi/