Telegrafi

Stojkovici i shau shqiptarët gjatë ndeshjes, por që të largohet kokulur nga Botërori u përkujdesën Xhaka dhe Shaqiri

Përzgjedhësi i Serbisë, Dragan Stojkovic, ka treguar fytyrën e vërtetë të tij prej antisportistit.

Pasi Serbia shënoi golin e dytë, Stojkovici shau shqiptarët derisa festonte.

Por festa nuk i zgjati shumë. Shaqiri e Xhaka me shokë fituan 3-2 dhe dërguan Stojkovicin dhe serbët tjerë në shtëpi.

Mediat kroate kanë shkruar se sjellja e Stojkoviqit është skandaloze.

Për herë të dytë provokimeve të rënda të serbëve, madje edhe sharjeve, u përgjigjen Shaqiri e Xhaka që bënë krenarë miliona shqiptarë.

Për këtë ka reaguar edhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, me një postim në rrjetet sociale.

Të shumta kanë qenë reagimet për gjestin e pahijshëm të përzgjedhësit serb. /Telegrafi/