Site icon Telegrafi

Stojanovska: Përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë na thanë se ky është treni i fundit për BE

Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Dafina Stojanoska ka zbuluar sot se çfarë është diskutuar në takimin e djeshëm të ministrave për Evropë të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë me kryesinë e OBRM-PDUKM-së.

“Përsëri një formacion i ri i komisionerëve evropianë. Ne nuk do të ndryshojmë qëndrimin tonë. Nga ana e tyre thuhet se ky është momenti i fundit, kapni valën, ky është treni i fundit. E përsërisim se në disa raste në Maqedoni kanë ardhur personazhe të ndryshëm dhe na kanë thënë të njëjtën gjë, por edhe pas 15, 16 vitesh Republika e Maqedonisë nuk është anëtare e BE-së dhe negociatat nuk kanë filluar. Fatkeqësisht, tani jemi në derën e një ultimatumi.

Ne thjesht kthehemi në të njëjtën pik. As një milimetër nuk ka devijuar nga qëndrimi i mëparshëm”, tha Stojanoska.

Deputetja shton se OBRM-PDUKM nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë./Telegrafi/

Exit mobile version