Zëvendëskryeministri serb i Kosovës, Branimir Stojanoviq ka thënë se nuk e kontakton asnjë herë shefin e tij në Qeveri, Isa Mustafën lidhur me atë se nëse Lista Serbe do t`i kthehet punës së rregullt në institucione, njofton Klan Kosova.
Stojanoviq gjatë një vizite që i ka bërë fshatit Kufc e Epërme të Novobërdës ka thënë se do të vazhdojë lobimin e tij kundër Ligjit të “Trepcës” që sipas Stojanoviqit është i padrejtë dhe jo ligjor.
I pyetur nga gazetarët për mundësinë e kthimit në institucione ai e ka lënë të hapur edhe mundësinë që Lista Serbe të largohet nga institucionet, njofton Klan Kosova.