Telegrafi

Stojanoviq insiston: Nuk kthehemi në institucionet e Kosovës, pa u themeluar Asociacioni

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, ka deklaruar sot se derisa nuk shfaqet vullneti i qartë për formimin e Asociacionit të komunave serbe, siç janë dakorduar Prishtina dhe Beogradi zyrtar në Bruksel, do të ishte një arsye e ligjshme që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës.

Ai këto komente i bëri gjatë një interviste dhënë agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, transmeton Telegrafi.

“Kur të shohim vullnet të qartë për fillimin e procesit të formimit të Asociacionit të komunave serbe siç janë dakorduar palët në Bruksel, e jo improvizime e trillime, atëherë do të ekzistojë një arsye që ne t’i kthehemi institucioneve të Kosovës dhe të punojmë në atë që e konsiderojmë që është shumë e rëndësishme për ne”, ka shtuar Stojanoviq. /Telegrafi/