Site icon Telegrafi

Stojanoviq i quan fashistë studentët që protestojnë kundër kishës që simbolizon gjenocidin e Millosheviqit

Zëvendëskryeministri serb në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq ka akuzuar qeverisjen komunale të Prishtinës se në mënyrë brutale ka tejkaluar kompetencat e saj rreth kishës ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës, duke ndërhyrë në të drejtat pronësore të kësaj kishe si dhe lirinë fetare.

Zëvendësi i Isa Mustafës ka thënë se nga anëtarët e Qeverisë ka marrë garanca se rreth kësaj kishe nuk do të duhej të përsëriten situatat e ditëve të fundit dhe se në këtë vend nuk duhet të krijohet kaos.

“Është e qartë se ka ekstremistë, se ka fashistë të cilët janë duke luftuar për të mos përfunduar ky tempull, por kjo nuk është asgjë e re. Ashtu si në vende të tjera që luftojnë kundër pranisë së serbëve si dhe kundër renovimit ose përfundimit të tempujve të tjerë, po ndodh e njëjta gjë edhe me kishën në Prishtinë”, tha Stojanoviq sot në Gushtericë të Poshtme të Graçanicës.

Ndërkaq, i pyetur se a pret reagim pas deklaratave të tilla, Stojanoviq theksoi se roli i tij është që të mbrojë interesat serbe, raporton Radio KIM, përcjellë Klan Kosova.

Exit mobile version