Telegrafi

Stojanoviq: Formimi i Asociacionit, kërkesë për kthimin e serbëve në institucione

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq tha sot se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç është rënë dakord në Bruksel, është kërkesa e vetme për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, shkruan Telegrafi.

“Pra, kur ne shohim një vullnet të qartë për të filluar procesin e formimit të Asociacionit sipas marrëveshjes, e jo disa improvizime dhe trillime të reja, atëherë do të ishte një arsye e ligjshme për tu kthyer në institucione që të punojmë në atë që është e rëndësishme për ne”, ka thënë Stojanoviq për Tanjug./Telegrafi/