Site icon Telegrafi

Stojanoviq ankohet që UNMIK nuk ka kompetenca

Zëvendësi i kryeministrit Mustafa, Brabimir Stojanviq ka theksuar se është keq që UNMIK është përjashtuar nga proceset për Kosovën dhe ka shtuar se është mirë që EULEX gjendet në Kosovë për të kontrolluar institucionet vendore.

“Marrëveshja për procesin e transferimit të kompetencave të misioneve ndërkombëtare në Kosovë tek institucionet kosovare është arritur ndërmjet politikanëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të BE-së. Frikohemi se ky proces do të vazhdojë, edhe pse EUELX-i në formatin e tashëm , në planin e mbrojtjes së interesave të serbëve, as për së afërmi s’i përplotëson interesa e tyre”.

Kështu ka reaguar Stojanoviq, duke folur për gazetën e Beogradit “Veçernje Novosti”, transmeton Koha.net. Ai ka shtuar se me marrëveshje është paraparë transferimi gradual i kompetencave tek institucionet vendore.

“Ky parim është lansuar në momentin që u vendos që EULEX të vendoset në Kosovë, përkatësisht kur u vendos që UNMIK të përjashtohet pothuaj nga të gjitha proceset në Kosovë. Në fakt, transferimi i kompetencave ka filluar me ardhjen e EULEX-it dhe tan i ky është vetëm vazhdimi”, ka thënë Stojanoviq.

Ai, megjithatë ka tërhequr vërejtjen se prania e EULEX-it në Kosovë është shumë e rëndësishme, sepse, ka thënë ai, pa këtë mision dhe rolin e tij, nuk do të kishte as minimum të kontrollit të institucioneve që duhet të sigurojnë sundimin e ligjit, e sundimi li igjit, sipas serbëve në Kosovë, nuk po funksionon.

Exit mobile version