Site icon Telegrafi

Stojanovic: Dua përqendrim maksimal

Serbët udhëtojnë në Shkup me avantazh 4-0, por Stanojevic thotë se do të kërkojë përqendrim nga lojtarët për të mos përjetuar ndonjë befasi.

“Sigurisht që është më lehtë të shkohet në revansh me katër gola epërsi, por nga përvoja e dimë se në futboll gjithçka është e mundur. Andaj nuk do t’ia lëmë asgjë rastësisë”.

“Do të luajmë me të njëjtën përbërje, ndoshta me vetëm një zëvendësim në krahasim me ekipin që luajti në ndeshjen e parë. Do të kërkoj përqendrim maksimal nga lojtarët. Kurrë nuk i dihet. Nëse pranojmë një ose dy gola, ndeshja mund të shkojë në kahe të padëshiruar”, ka thënë Stanojevic. /Telegrafi/

Exit mobile version