Infeksioni është i përhapur në të gjitha pjesët e qytetit dhe nuk ka grupe të njohura, thotë mjeku Aleksandar Stojanov, drejtor i Qendrës për Shëndet Publik Shkup. Për momentin kryeqyteti është vatra më e nxehtë, me 2.010 raste aktive. Stojanov shpjegon se tani është më e vështirë sepse është më e lehtë të menaxhohet përhapja me grupime. Ai thotë se në respirator po përfundojnë gjithnjë e më shumë të rinj.
“Është më e lehtë me grupimet, ju e dini se po izoloni njerëzit, por tani është këtu dhe të gjithë mund të sëmuren kudo. Çairi ende kryeson, por jo si më parë. Mund të thuhet se ne e bartim situatën për aq kohë sa kemi mundësi për shtrirje në spitale. Kur numri do të jetë i madh në mënyrë që të mos ketë vend të lira në spitale, atëherë do të jetë keq pasi ka pasur situata në disa vende të zhvilluara”, thotë Stojanov për “Sitel”.
Ai shton se nëse në fillim të pandemisë pacientët e moshuar dhe kronikë ishin në rrezikun më të madh, tani, gjendja e njerëzve më të rinj dhe më të shëndetshëm po sëmuren në forma të rënda, sëmuren edhe të moshuarit por më lehtë.
“Tek disa virusi është agresiv, për të tjerët është më i butë. Virusi ka ndryshuar gjatë katër muajve të fundit. Ai bëhet më agresiv me të rinjtë. Por nuk është e mjaftueshme të dimë saktë për kohën e 4 muajve”, thotë Aleksandër Stojanov./Telegrafi/