Telegrafi

Stojanoski: OBRM-PDUKM e vetmja parti që punon për komunikacion më të mirë

“Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja në periudhën e kaluar, aktivisht ka punuar për pëmirësimin e infrastrukturës së komunikacionit në shtet, duke filluar nga realizimi i rrugëve, të cilat me dekada kanë qenë të lëna pas dore dhe nuk është përgatitur asnjë projekt në dokument”, deklaroi sot në një konferencë për shtyp Bojan Stojanoski nga OBRM-PDUKM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai njoftoi se është në përfundim rruga Veles-Shtip deri në Kadrifakovo me gjatësi deri 25,9 kilometra. Ndërsa paralajmëroi se OBRM-PDUKM-ja edhe në të ardhmen do të vazhdojë të punojë për komunikacion më të mirë, për shkak se sipas tij është mundësi për progres ekonomik./Telegrafi/