Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Dafina Stojanoska, nga seanca e sotme në Kuvend, ku për të dytën ditë po diskutohen konkluzionet e qeverisë për propozimin francez për kontestin me Bullgarinë, duke iu drejtuar deputetëve theksoi se nëse me përkujtimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit kujtojmë viktimat e luftës në vitin 2001, propozimi francez do të bëjë një gjenocid të ri dhe të paparë ndaj popullit maqedonas.
“Marrëveshja e Ohrit na kujton viktimat edhe sot, dhe na paralajmëron të jemi të kujdesshëm për çdo fjalë të thënë, çdo hap të hedhur dhe çdo vendim të marrë”.
“Nëse Marrëveshja e Ohrit la pas shumë viktima dhe për çdo vit na lë hapësirë të pajtohemi me të dhe të vajtojmë viktimat tona, secili me dhimbjen dhe kauzën e vet, propozimi francez dhe të gjithë ata që e konsiderojnë atë unik, më të mirën dhe e fundit do të bëjë një gjenocid të ri dhe deri tani të paparë ndaj popullit maqedonas”, tha Stojanoska.