Telegrafi

Stojançe Angellov largohet nga kryesia e partisë “Dinjiteti”

Stojançe Angellov është larguar nga pozicioni i lidershipit në partinë “Dinjiteti”. Arsyeja për këtë vendim është angazhimi i tij në MPB. “Dinjitetin” do ta përfaqësojnë nënkryetari Bllagoja Markovski dhe sekretari i përgjithshëm Dragan Vasilevsli, ndërsa Angellov do të mbetet anëtarë i thjeshtë i partisë.

Ai dje përmes llogarisë së tij në Facebook theksoi se në zgjedhjet e ardhshme lokale “Dinjiteti” do të garojë si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Arsyeja kryesore që Dinjiteti futet në koalicion me LSDM është bindja jonë e krijuar nga lëvizjet dhe premtimet e kryeministrit, ministrit të punëve të brendshme dhe të mbrojtjes si dhe deputetëve tjerë të LSDM-së, të cilët thanë se do tu dalin në ndihmë kërkesave të partisë sonë në lidhje me “branitellat” e vitit 2001″, shkruan Angellov.

Si arsye tjetër Angellov përmend përkushtimin e qeverisë së re për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në shoqëri./Telegrafi/