Marrëveshja e Prespës jo vetëm që është në mes Maqedonisë dhe Greqisë, por edhe ndërmjet Kombeve të Bashkuara, për atë nuk duhet të bjer poshtë, thotë kryetari i parë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Stojan Andov, në intervistë për “Tv24”.
Ai tha se si do që të shkoj puna, numri i deputetëve të nevojshëm për ndryshimet kushtetuese duhet të arrihet, ndërsa për deputetë opozitës tha se ato mund të ndryshojnë mendimin.
Ai vlerësoi se seanca e caktuar për ditën e hënë duhet të anulohet nëse është e nevojshme kohë për bisedime.
Ai tha nëse nuk pranohet kjo marrëveshje në Maqedoni do të ketë pasoja, s”do të ketë zhvillim ekonomik. Gjithashtu do të humbet perspektiva e vendit. /Telegrafi/