Site icon Telegrafi

Stoimenova: Do t’i kthejmë paratë e vjedhura tek qytetarët

Vesna Stoimenova, bartëse e listës së deputetëve në njësinë zgjedhore numër 3, nga “Koalicioni për Ndryshim dhe Drejtësi”, sot para qytetarëve të Kriva Pallankës tha se do të kthejnë parat e vjedhura nga qytetarët dhe se do të formojë fond për mbështetje të të rinjëve me 2% nga buxheti i shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Fotografitë çdokund janë të ngjashme, njerëzit kanë jetë të vështirë, ndërsa të rinjtë po na ikin. Ky regjim jo vetëm që i vjedh parat, por po i largon edhe të rinjtë. Nuk ka punësime, qytetarët nuk mund të paguajnë faturat”, tha mes tjerash Stoimenova.

Ajo tha se si përgjigje ndaj papunësisë do të fokusohen në hapjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe do të krijojnë kushte për investitorë të huaj./Telegrafi/

Exit mobile version