Telegrafi

Stoillkovski: Qeveria ka suspenduar drejtësinë e Maqedonisë dhe ka pranuar arbitrazhin sipas ligjeve angleze dhe uellsiane

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoillkovski në konferencë për shtyp u shpreh se faqen e katërt të Marrëveshjes për ndërtimin e korridoreve qëndron se Qeveria ka pranuar arbitrazhi të gjykohet sipas ligjeve të Anglisë dhe Uellsit.

“Në pjesën për arbitrazhin thuhet se në rast të arbitrazhit kur ka kontest gjatë realizimit të Marrëveshjes, citoj “vendimi përfundimtar do të jetë arbitrazhi ndërkombëtar sipas Rregullave për arbitrazh të Odës Ekonomike Ndërkombëtare”, dhe më pas qartësohet se Selia e arbitrazhit do të jetë në Paris, pranë Gjykatës Ndërkombëtare për Arbitrazh të Odës Ndërkombëtare Ekonomike dhe do të zbatohet e drejta meteriale e Anglisë dhe Uellsit”, tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoillkovski.

Ai shtoi se pjesa tjetër është se zyra e kompanisë është me adresë në Londër dhe ka përparësi të madhe në njohjen e praktikimit të këtyre ligjeve gjatë kontesteve të mundshme.

“Aspekti i tretë është se qeveria gjatë dakordimit të marrëveshjes më të madhe financiare, në kushte të krizës dhe inflacionet, në kushte të kolapsit ekonomik, nënshkruan marrëveshje që suspendon të drejtën e Maqedonisë”, tha Stoillkovski duke shtuar se deri tani Maqedonia ka pasur raste të arbitrazheve ndërkombëtare, por gjithmonë është zbatuar e drejta kontinentale./Telegrafi/