Telegrafi

Stoillkovski: Grubi e pranoi, për shkak të marrëveshjes së dëmshme tani do të paguhen qindra milionë euro

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski sot u shpreh Artan Gurbi edhe pse mahnitet nga Aleksandar Vuçiq dhe Serbisë, kjo nuk i jep të drejtë të ndryshojë fakte dhe të manipulojë.

Sipas tij, Serbia shpalli tender për autostradë të cilën Grubi e krahason dhe mundësoi eksproprijimin, ndërsa Maqedonia ka ligje në kundërshtim me Kushtetutën dhe dënime prej mbi 100 milionë euro.

“Autostrada në Serbi ka 112 kilometra e gjatë dhe 30 metra e gjerë, me 139 objekte, 84 ura, 26 mbikalime, 3 nënkalime, 10 udhëkryqe, tre pushimore dhe parkingje. Ka edhe rregullim të lumit Morava dhe ndërtim të telekomunikacionit në autostradë. E gjithë kjo kushton 7 milionë për 1 kilometër në Serbi, ndërsa marrëveshja me Grubin kushton 20 milionë në Maqedoni”, tha Stoilkovski.

Stoilkovski shtoi se Grubi ka pranuar se marrëveshja përfshin dënime me qindra milionë euro, ndërsa Qeveria e ardhshme e OBRM-PDUKM-së do ta shfuqizojë marrëveshjen pranë gjykatës së Parisit./Telegrafi/