Zoran Zaev pa turp tregoi se ka telefonuar Blerim Bexhetin, përgjegjës për punët e drejtësisë në partin e BDI-së, i cili më parë e kishte akuzuar direkt atë për presion ndaj tij për të ndikuar në vendimet e Këshillit Gjyqësor, tha sot zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski.
“Zaev pranon se e ka telefonuar Bexhetin për Jovo Vangelovski. Sipas datës së cituar nga Bexheti, atëherë është pezulluar Vlladimir Pançevski, ndërsa seanca për shkarkimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Jovo Vangelovski u shty”, tha Stoilkovski.
Për shkak të kësaj, Stoilkovski kërkoi që kryeministri të përgjigjet drejtpërdrejt nëse ai urdhëroi që Jovo Vangelovski të pushohej nga puna deri në shtator./Telegrafi/