Telegrafi

Stoilkovski: Zaev, qeveria dhe prokuroria duhet të përgjigjen në pyetjet për rastin ‘Haraçi’

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski në konferencë për shtyp i bëri thirrje ish-kryeministrit Zoran Zaev, qeverisë dhe prokurorisë të përgjgen nëse janë të sakta shkrimet në media për persona të tjerë të përfshirë në aferën ‘Haraçi’.

Sipas Stoilkovskit, tashmë është e qartë se kjo aferë nuk mbetet me tre të akuzuar dhe se personat që qëndrojnë pas kësaj aferës duhet të zbulohen, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se prokuroria duhet që në mënyrë transparente t’i zbulojë të gjithë informacionet relevante./Telegrafi/