Site icon Telegrafi

Stoilkovski: Vullneti i shprehur qartë i qytetarëve në referendum duhet dhe pritet të respektohet në Kuvend

Në një konferencë për shtyp zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Naum Stoikovski tha se “vullneti i shprehur qartë i qytetarëve në referendum, me të cilin u dërgua mesazh i zëshëm se marrëveshja kapitulluese nuk pranohet, duhet dhe pritet të respektohet nga të gjithë deputetët, nga të gjithë funksionarët, nga të gjithë institucionet, fillimisht nga Kuvendi i cili e shpalli referendumin, e më pastaj edhe nga Qeveria. Zoran Zaevi nuk është, as që mund të jetë mbi popullin. Nuk ka shtet demokratik ku kryeministri shkel mbi vullnetin e popullit”.

“Zoran Zaevi nuk fitoi mandat nga qytetarët në zgjedhje për ta fshirë emrin Republika e Maqedonisë, as qytetarët nuk u pajtuan që përmes referendumit ta përkrahin marrëveshjen kapitulluese të Prespës ku ndryshohet identiteti maqedonas”, thotë Stoilkovski duke shtuar se mos respektimi i këtij qëndrimi të qartë është përdhunim i demokracisë njëjtë siç ishte i përdhunuar vota dhe e drejta e votimit e mbi 50.000 votuesve në referendumit e 30 shtatorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai përmendi disa vende ku, sipas tij, ka pasur mbushje të kutive në referendum. Sipas tij, mbushja më e madhe e kutive ka ndodhur në Komunën Strugë, Kërçovë, Zhelinë, Likovë, Bogovinë, Pllasnicë dhe Stdeniçan./Telegrafi/

Exit mobile version