Telegrafi

Stoilkovski: Qeveria të sqarohet për referendumin

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski, ka thënë sot se Qeveria nuk duhet të ikë nga deklarata për referendum dhe të mos ketë frikë nga populli.

“Një qeveri që ka arritur vërtet sukses historik nuk ka pse t’i fshihet popullit. Nëse qeveria BDI-LSDM beson se kanë arritur diçka të madhe, le të dalin në referendum para popullit”, tha Stoilkovski para ndërtesës së Qeverisë.

Stoilkovski theksoi se vetëm populli është sovran në çdo vend, madje edhe në Maqedoni.

Ai ka theksuar se OBRM-PDUKM nuk do të mbështesë ndryshimet e Kushtetutës.

“Ky proces është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për Maqedoninë. Dhe duhet të vihet para popullit”, tha Stoilkovski në fjalimin e tij./Telegrafi/