Telegrafi

Stoilkovski: Nesër do t’i publikojmë pagat e personave përgjegjës të hekurudhave të Maqedonisë

 

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së u shpreh nesër në konferencë për shtyp do t’i publikojnë pagat e personave përgjegjës për hekurudhat e Maqedonisë.

Sipas tij, hekurudhat e Maqedonisë janë në gjendjen më të rëndë ndonjëherë.

“Hekurudhat janë në gjendjen më të rëndë ndonjëherë. Maqedonia mund të shndërohet në i vetmi shtet pa trena në Evropë. Përgjegjësia ka emër dhe mbiemër. Nesër do t’i publikojmë pagat e persoanve përgjegjës për hekurudhat e Maqedonisë”, u shpreh Stoilkovski.

Kujtojmë se OBRM-PDUKM vazhdon vazhdimisht publikon pagat e personave të angazhuar në institucionet shtetërore duke e quajtur fushatën “Parazitët”./Telegrafi/