“LSDM dhe BDI jo vetëm që heshtin për arratisjet e famshme nga burgu, por fshehin se ka një arratisje të re nga Idrizova.
Pas atij skenari të përgjakshëm dy javë më parë dhe gjoja marrjen e masave, një i arratisur i ri nga Idrizova.
Një debakël i plotë. Ky nuk është më sistem për ndëshkim dhe risocializim, kjo është një zgjidhje e plotë mafioze”, tha në konferencën e sotme për media, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski./Telegrafi/