Telegrafi

Stoilkoviq nga Maqedonia ia uron fitoren Putinit

Kryetari i partisë Demokrate të serbëve në Maqedoni, Ivan Stoilkoviq e ka uruar fitoren e partisë sëë Vlladimir Putin në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën dje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Ju përcjell urime të përzemërta dhe shpresoj se me fitoren tuaj do të siguroni politikë të mençur dhe do të ndikoni në politikën ndërkombëtare duke forcuar ndikimin tuaj në rafsh ndërkombëtar. Ne si partnerë tuaj do të ju mbështesim për të ruajtur paqen në botë, në luftën kundër terrorizmit dhe do të ruhemi nga popujt shpirtkeq.” thotë Stoilkoviq në telegramin e urimit drejtuar partisë ”Rusia e Bashkuar”.

Përndryshe ”Rusia e Bashkuar” dje i fitoi zgjedhjet me shumicë absolute./Telegrafi/