Telegrafi

Stoilkoviq: Me nënshkrimin e zgjedhjeve është kthyer kuptimi i demokracisë në Maqedoni

Ivan Stoilkoviq, lideri Partisë Demokratike Serbe në Maqedoni, pas takimit të sotëm me liderët e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, deklaroi se pas shtyerjeve të shumta të zgjedhjeve, me nënshkrimin e tyre për 11 dhjetor është kthyer kuptimi i demokracisë në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ajo që mund të thuhet si përfundim i takimit të sotshëm, është se me nënshkrimin e zgjedhjeve është kthyer kuptimi i demokracisë në RM, dhe është dhënë sinjal tek qytetarët e Maqedonisë se kriza, mund të zgjidhet në mënyrë demokratike dhe pa probleme, përmes zgjedhjeve”, deklaroi Stoilkoviq./Telegrafi/