Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Serbëve, Ivan Stoilkoviq tha se “Kuvendi ngjan si treg kafshës”.
Këtë ai e shkroi në profilin e tij në “Facebook” duke përshkruar situatën në Kuvend, përderisa pritet të bëhet votimi për fillimin e procedurës për ndryshimet kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Stoilkoviq është deputet në koalicionin e OBRM-PDUKM-së.
Përndryshe, zyrtarisht nga Kuvendi njoftuan se seanca do të fillojë në orën 15:00, por e njëjta akoma nuk ka nisur dhe deputetët nuk janë të pranishëm në sallë./Telegrafi/