Telegrafi

Stoilkovski: Qeveria duket qesharake kur thotë se është për shtet të së drejtës

Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Naum Stoilkovski tha se “Qeveria nëpërmjet disa forumeve, Komisioneve turpeve koordinuese për pajtim nuk bën asgjë tjetër përveç se tërheqjes së vëmendjes të bëj drejtësi selektive, që thellësisht është padrejtësi e madhe”.

Sipas tij propozimi i OBRM-PDUKM-së ishte konstruktiv drejt ulje së ndarjeve në shoqëri dhe se aktrimi i Qeverisë se është për shtet të së drejtës është qesharake duke parë parasysh se Qeveria shkeli Kushtetutën, ligjet pozitive, shtëpinë e demokracisë dhe mendimin e qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Stoilkovski ceku se OBRM-PDUKM-ja dorëzoi Ligj për amnisti për ngjarjet 27 prillit dhe se sipas kësaj amnistia nuk do të ndiqen penalisht të dyshuarit, të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit./Telegrafi/