Peter Stoger ka konfirmuar se koha e tij në krye të Borussia Dortmundit ka mbaruar nga dita e sotme (e shtunë).
52-vjeçari njoftoi se do të ndahet me klubin gjerman pas humbjes 3-1 në Hoffenheim në ndeshjen e fundit të sezonit të Bundesligës.
Kjo humbje e la Dortmundin të ‘kap’ për pak një vend të Ligës së Kampionëve pasi ata përfunduan përpara Bayer Leverkusenit në vendin e pestë vetëm për shkak të diferencës së golave.
Stoger mori përsipër skuadrën vetëm pas shkarkimit të Peter Bosz në dhjetor pasi ai ishte liruar nga detyrat e tij në Koln një javë më parë.
💬 Peter Stöger: "Das war heute mein letztes Pflichtspiel für den BVB, das haben wir schon vor einiger Zeit gemeinschaftlich beschlossen. Ein neuer Reiz, mit einem neuen Trainer, wird dem Verein gut tun." #TSGBVB pic.twitter.com/b68C48q6Kf
— Borussia Dortmund (@BVB) May 12, 2018
“Kjo është ndeshja ime e fundit për BVB, me të cilët e vendosëm së bashku pak kohë më parë”, ka thënë Stoger në konferencën e tij pas ndeshjes.
“Një stimul i ri, me një trajner të ri, do ta bëjë mirë për klubin”, përfundoi austriaku.
Nach dem Spiel #TSGBVB nahm Peter Stöger Stellung zu seiner persönlichen Situation: "Bereits vor einiger Zeit haben wir beschlossen, dass ein neuer Reiz dem Verein möglicherweise guttut, und der ist am einfachsten zu setzen mit einem neuen Trainer." 👉 https://t.co/69JxQ8BKW1 pic.twitter.com/ZR5qP5pZgR
— Borussia Dortmund (@BVB) May 12, 2018
Trajneri i Nice, Lucien Favre, i cili më parë ka pasur detyra me Hertha Berlinin dhe Borussia Monchengladbach, pritet të bëhet trajner i skuadrës nga Signal Iduna Park. /Telegrafi/