Site icon Telegrafi

Stock: Ka progres në menaxhimin e financave publike

Shefi i sektorit për bashkëpunim në zyrën e BE-së në Kosovë, Christof Stock ka deklaruar se Kosova ka arritur progres sa i përket menaxhimit të financave publike por raporti e parasheh edhe një sugjerim që ka të bëjë me përpilimin dhe shpenzimin më të saktë të buxhetit.

“Qeveria e Kosovës është duke e bërë një progres mjaft të madh të ndjeshëm në sistemin e menaxhimit të financave publike, progresi pra është i dukshëm, megjithatë ka disa fusha të cilat ende kanë nevojë për përmirësim. Megjithatë me miratimin e rekomandimeve të raportit që qeveria ti bëjë këto përmirësime, shembull: fuqizimi i saktësimit në përgatitjen dhe ekzekutimin e buxhetit të institucionit, pra do të mundësojnë që të kenë edhe funksionin më të qartë dhe më të mirë të auditimit të brendshëm”, deklaroi ai.

Këto komente ai i bëri me rastin e prezantimit të raportit “Vlerësimi i Llogaridhënies Financiare dhe Shpenzimeve Publike për Kosovë”.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi tha se raporti e përfshin gjendjen reale, derisa tha se do t’i përmirësojnë edhe gjetjet e raportit të PEFA-s.

“Deri më tani me ndihmën e BB-së, USAID-it janë zhvilluar dy vlerësime të PEFA-s, ato të vitit 2007 dhe 2009 dhe janë zhvilluar më tutje edhe një vetvlerëism kisha me quajt nga ana e qeverisë në vitin 2013. Ky dokument është vazhdimësi e dokumenteve të mëparshme dhe besoj se është një dokument që do t’i shërbej qeverisë me arritjen e objektivave në menaxhimin e financave publike, kështu që ky dokument është një kornizë e mirë për me mat fushën ose progresin në fushën e financave publike, e mbi bazën e këtyre matjeve ne do të përcaktohemi përmes strategjisë dhe menaxhimit të financave publike edhe objektivat e ardhshme me planin e veprimit për përmirësim të mëtutjeshëm, menaxhimin e financave publike dh e llogaridhënien financiare”, u deklarua ai./Telegrafi/

Exit mobile version