Blogeri i njohur si Jay – i cili është nga Karolina e Veriut por që jeton në Dubai -e ka krijuar një llogari ku po poston ‘selfie’ të stjuardesave.
Ky person që është udhëtar i shpeshtë në aeroplanë, do t’i përmbledh këto fotografi në një album në internet, e ku në fund do të zgjidhet më e bukura, transmeton Telegrafi.
‘A Fly Guy’, siç e quan ai veten, ka filluar të publikojë pamjet e stjuardesave nën thurjen #Crewfies, në fillim si një lojë, por gjërat ndryshuan. Tani ai pretendon se mbi gjysmë milion stjuardesa nga të gjitha vendet e botes kanë dërguar fotografitë e tyre tek ai.
Sidoqoftë, Jay deri tani e ka një përmbledhje me pamjet e stafit të kompanive ajrore nga 49 shtete, ndërsa është duke punuar në finalizimin e projektit. /Telegrafi/