Site icon Telegrafi

Stjuardesat filluan luftën me jastëk në 6000 metra lartësi

 Shpejtë atyre iu bashkuan edhe udhëtarët, të cilët vazhduan gjuajtjen e jastëkëve të përcjellë me gëzim. Stjuardesat në fund të argëtimit vrapuan drejt kabinës ku i priti kolegia e cila “i mbrojti” nga pasagjerët, të cilët këtë performansë e shpërblyen me një duartrokitje të gjatë.

 

Kjo ngjarje e pazakontë ndodhi në fluturimin LH687 nga Tel Avivi për në Frankfurt në fillim të këtij muaji. Njëri prej udhëtarëve mbeti i emocionuar me luftën e jastëkëve dhe tha se kjo largoi tremën tek udhëtarët, të cilët duken të shqetësuar gjatë fluturimit.
“Ishte fillim i përkryer i verës dhe duhet të bëhet rregull e kësaj kompanie”, tha udhëtari anonim, njofton “Daily Mail”./Telegrafi/

Exit mobile version